16 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, në njoftimin e të cilës thuhet se janë regjistruar edhe 51 raste të reja pozitive.
Tutje në kumtesën e MSh-së së Maqedonisë Veriore thuhet se janë shëruar edhe 84 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 ka arritur në 155 mijë e 28 raste, numri total i të shëruarve është 146 mijë e 800, si dhe të vdekur janë pesë mijë e 296 persona. /Insajderi.com