16 të vdekur dhe 840 persona të infektuar me COVID-19 sot në Shqipëri

16 të vdekur dhe 840 persona të infektuar me COVID-19 sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se nga 2374 testime në 24 orët e fundit me Coronavirus kanë rezultuar pozitiv 840 persona dhe 16 të tjerë kanë humbur jetën, njofton Insajderi.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë -345, pasuar nga Shkodra me 75, Fier 52, Berat 47, Vlora 42, Kavaja 33 raste etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre në 21.617 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Pogradeci, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati dhe nga një qytetar nga Saranda, Gramshi, Lushnja, të moshave 51-86 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me Coronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 42.988 raste, prej tyre 21.617 janë shëruar, 20.466 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 905 persona./Insajderi.com