16 të vdekur nga COVID-19 dhe 254 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut

16 të vdekur nga COVID-19 dhe 254 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut

16 persona kanë vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 254 raste të reja pozitive me Coronavirus.

Rastet pozitive janë nga testimi i 2160 mostrave. Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë shëruar 151 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 99.285 raste pozitive me Coronavirus, 3063 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 89.400, ndërsa janë 6822 raste aktive./Insajderi.com