16 vdekje dhe 2 mijë e 98 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

16 vdekje dhe 2 mijë e 98 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

16 vdekje dhe dy mijë e 98 raste të reja me COVID-19, janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.com.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kësaj periudhe janë dhënë 15 mijë e 862 doza të vaksinës kundër COVID-19, duke e çuar kështu në 780 mijë e 637 numrin e përgjithshëm të vaksinimeve.

Nga ta 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.862 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës. Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 12.564 testime, 2.098 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400”, thuhet në postimin e MSH-së.

Po ashtu, bëhet e ditur se numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 25 mijë e 407. /Insajderi.com