16 vjeçarja shkon për të lindur, policia ia arreston burrin

Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se është martuar pa leje me një vajzë të mitur dhe e njëjta është dërguar në spitalin rajonal Pejë për të lindur.

E mitura ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se e ka pëlqimin e prindërve për martesë,

“Me vendim të Prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.