
Gjithsej 1,685 asete të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë vazhdojnë të jenë të pashitura, bazuar në të dhënat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Prej tyre, përqindjen më të madhe e përbëjnë lokale dhe tokë. 406 tokë dhe 292 tokë bujqësore vazhdojnë të jenë të pashitura kurse të njëjtin status e kanë edhe 403 lokale.
Numri i aseteve të pashitura është më i madh në Pejë e Gjakovë.
AKP ka njoftuar po ashtu se janë 162 asete të ndërmarrjeve shoqërore jashtë Ksovës që janë ende të pashitura.
Prej tyre, 99 janë në Serbi, 35 në Mal të Zi, 15 në Bosnjë dhe Hercegovinë, pesë në Kroaci, shtatë në Maqedoni, e një në Slloveni.
Ndërsa, numri i aseteve të pashitura të ndërmarrjes Trepça jashtë Kosovës është 17, prej të cilave 11 ndodhen në Serbi, tre në Kroaci dhe tre në Bosnje./Insajderi.com