
17 pacientë të infektuar me COVID-19 dhe 33 të tjerë me post-COVID janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme të vendit, njofton Insajderi.com
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se 15 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa një pacient është me maskë oksigjeni në mjekim intensiv.

Ilustrim
Në bazë të statistikave të publikuara, rezulton se në Klinikën Infektive janë duke e trajtuar tre pacientë, në atë të Pulmologjisë 30 pacientë me post-COVID-19, ndërsa në intensivë është një pacient me maskë oksigjeni.
Ndërsa, në spitalin e Prizrenit dhe të Ferizajt janë duke u trajtuar dy pacientë, në atë të Pejës katër, në spitalin e Gjakovës shtatë pacientë, kurse një në Mitrovicë./Insajderi.com