17 persona dje kaluan ilegalisht kufirin në Kosovë

17 persona dje kaluan ilegalisht kufirin në Kosovë

17 persona gjatë së premtes kanë hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës njofton se shtatë nga të dyshuarit janë shtetas të Serbisë.

Të gjitha rastet kanë ndodhur prej orës 11:00-11:30.

Raporti 24-orësh i Policisë:

  • Fsh. Rogoqicë, 12.02.2021 – 11:30. Njësiti policor ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve është dyshuar se të njëjtit kanë kaluar kufirin përmes rrugëve ilegale. Katër të dyshuarit meshkuj janë dërguar në Gjykatën Themelore në Kamenicë.
  • Fsh. Novocellë, Muqivërc 12.02.2021 – 11:05.Njësiti policor ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve është dyshuar se të njëjtit kanë kaluar kufirin përmes rrugëve ilegale. Tre të dyshuarit një mashkull dhe dy femra pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
  • Fsh. Rogoqicë, 12.02.2021 – 11:30. Njësiti policor ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve është dyshuar se të njëjtit kanë kaluar kufirin përmes rrugëve ilegale. Tre të dyshuarit meshkuj janë dërguar në Gjykatën Themelore në Kamenicë.
  • Fsh. Rogoqicë 12.02.2021-11:30. Janë arrestuara tre të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë pasi që të njëjtit me veturën e tyre kanë kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi. Të njëjti me venim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejt në Gjykatën Themelore  Gjilan dega Kamenicë.
  • Fsh. Rogoqicë 12.02.2021-11:30. Janë arrestuara katër  të dyshuar dy meshkuj dhe dy femra shtetas-e të Serbisë pasi që të njëjtit me veturën e tyre kanë kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi. Të njëjti me venim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejt në Gjykatën Themelore  Gjilan dega Kamenicë./Insajderi.com