17 të vdekur dhe 557 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

17 të vdekur dhe 557 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

17 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin 24-orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se edhe 557 raste të reja pozitive janë shënuar gjatë kësaj kohe.

Ndërkaq, janë regjistruar edhe 727 persona të shëruar plotësisht nga ky virus.

Numri total i rasteve pozitive është 43 mijë e 881 raste nga 155.625 persona të dyshimtë në këtë virus dhe një mijë e 137 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 30.157 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.587”, thuhet tutje në njoftim.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 217 raste, Mitrovicë 41 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 25 raste, Gjilan 23 raste, Prizren 23 raste, Pejë 22 raste, Ferizaj 19 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Kamenicë 10 raste, Suharekë 10 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Kaçanik 3 raste, Mamushë 3 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë , Hani i Elezit , Ranillug , Shtërpcë”, përfundon njoftimi I IKSHPK-së. /Insajderi.com