17 të vdekur dhe 795 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

17 të vdekur dhe 795 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

17 persona kanë vdekur si pasojë e Coronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar edhe 795 persona, njofton Insajderi.

Autoritetet kanë njoftuar se qytetet më të prekura me COVID-19 janë Tirana, Durrësi dhe Korça. Në 24 orët e fundit janë shëruar 388 pacientë nga Coronavirusi ndërsa janë kryer 2 mijë e 352 testime.

Shqipëria deri më tani ka regjistruar mbi 33 mijë raste pozitive, 16 mijë e 230 të shëruar, 716 persona të vdekur dhe mbi 16 mijë raste aktive./Insajderi.com