17 të vdekur e 1347 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

17 të vdekur e 1347 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

17 persona kanë vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 1347 raste pozitive me Coronavirus, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga testimi i 4096 mostrave. Në 24 orët e fundit janë shëruar 451 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar me Coronavirus 122.227 persona, ndërsa 3545 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 120.652, ndërsa janë 16.030 raste aktive./Insajderi.com