17 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

17 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 17 viktima si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 123 raste pozitive me COVID-19 nga testimi i dy mijë e 598 mostrave.

Po ashtu janë shëruar tre mijë e 803 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë infektuar 154 mijë e 494 persona. Prej tyre pesë mijë e 168 kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa 143 mijë e 69 janë shëruar. Janë gjashtë mijë e 257 raste aktive./Insajderi.com