
17 vdekje janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri si pasojë e infektimit me Coronavirus, ndërsa viktima më e re është e moshës 22 vjeç, njofton Insajderi.
Kështu bën të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, derisa njoftuan se gjatë kësaj kohe edhe 631 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej tre mijë e 35 testime të kryera.
Ndërkohë që edhe numri i personave të shëruar brenda të njëjtës periudhë kohore është I lartë. 714 persona kanë rezultuar si plotësisht të shëruar në këtë vend.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 702 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21.613 vaksinime. /Insajderi.com