17 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

17 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

17 pacientë kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, në njoftimin e të cilës thuhet se edhe 683 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Rastet e reja të infektimit janë shënuar nga gjithsej dy mijë e 708 mostra të marra për testim.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se janë kryer 612 vaksinime anti-COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20 mijë e 275 vaksinime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 697 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75.887 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 në Shqipëri janë konfirmuar 113.580 raste, prej tyre 75.887 janë shëruar, 35.737 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur një mijë e 956 pacientë. /Insajderi.com