17 të vdekur si pasojë e COVID-19

17 të vdekur si pasojë e COVID-19

17 të infektuar me COVID-19 nuk kanë arritur t’i përballojnë virusit famëkeq.

Përpos vdekjeve, gjatë njëzetekatër orëve të fundit pozitiv rezultuan edhe 781 qytetarë nga 3.634 mostra me metodën RT-PCR.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raportoi për vetëm 64 të shëruar gjatë ditës së fundit.

Kjo ndikoi që të rritet numri i rasteve aktive. Tani 12.808.

Deri më tash në Kosovë janë regjistruar 84.498 infeksione me COVID-19, 69.887 të shëruar e 1.803 vdekje.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 243 raste, Ferizaj 76 raste, Gjilan 68 raste, Gjakovë 60 raste, Mitrovicë 44 raste, Pejë 40 raste, Fushë-Kosovë 38 raste, Podujevë 37 raste, Vushtrri 26 raste, Prizren 25 raste, Obiliq 17 raste, Kamenicë 15 raste, Klinë 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 6 raste, Lipjan 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Graçanicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Junik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kllokot dhe Novobërdë. /Insajderi.com