17 vdekje si pasojë e COVID-19 në Shqipëri

17 vdekje si pasojë e COVID-19 në Shqipëri

17 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 680 raste të reja.

Rastet pozitive janë nga testimi i 3937 mostrave.

Urgjenca Infektive, Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 996 qytetarë.

Nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 169.462 raste pozitive me COVID-19, ndërsa prej tyre 2685 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 156.674 qytetarë, ndërsa janë 10.103 raste aktive./SHQIP.com