17 viktima dhe 294 raste të reja me COVID-19

17 viktima dhe 294 raste të reja me COVID-19

17 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 294 raste të reja të infeksionit, nga një mijë e 35 mostra të testuara.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 149 raste, Pejë 20 raste, Drenas 19 raste, Podujevë 17 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Obiliq 8 raste, Istog 6 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Prizren 4 raste, Suharekë 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur që brenda 24 orëve janë shëruar 482 pacientë të cilët ishin të prekur me këtë virus.

Numri total i rasteve pozitive është 47 mijë e 203 raste nga 165 mijë e 583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe një mijë e 220 raste të vdekjes./Insajderi.com

482 TË SHËRUAR DHE 294 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, December 15, 2020