Studentët mbetën pa pelerina si arsye e buxhetit, Rektori i Universitetit të Gjilanit i ndanë para stafit të tij

Studentët mbetën pa pelerina si arsye e buxhetit, Rektori i Universitetit të Gjilanit i ndanë para stafit të tij

Universiteti “Kadri Zeka” i ka lënë 170 studentë pa pelerina me arsyetimin se nuk ka pasur buxhet.

Në ceremoninë e parë kanë diplomuar 200 studentë ndërsa janë blerë 100 pelerina. Në ceremoninë e dytë s’kanë shpallur tender fare.

Sipas zëdhënësës së këtij universiteti,Minire Rexhepi, arsyeja e mos blerjes së pelerinave ka qenë diplomimi i disa studentëve të tjerë pas mbylljes së tenderimit.

“Në kohën kur ne e patëm shpallur tenderin për pelerina, kanë qenë numri i caktuar. Pasiqë janë kryer të gjitha procedurat e tenderimit, kanë diplomuar edhe disa studentë të tjerë dhe nuk kemi pasur mundësi. Kjo ka qenë arsye pse disa studentë kanë mbetur pa pelerina”, ka thënë Rexhepi.

Mirëpo, rektori i këtij universiteti, Bajram Kosumi, në tetor të vitit 2018 pati thënë se buxheti ishte i vogël mirëpo në vitin tjetër, të gjithë studentët do të kenë pelerina.

Ani pse sipas Kosumit në vitin 2018 nuk kishte para, në vitin 2017, ky universitet u kishte ndarë shuma të mëdha të parave stafit të tij për pjesëmarrje në ceremoninë e diplomimit.