Behgjet Pacolli mund të futet në Qeverinë e ardhshme të Kosovës nëse vendos të hy në koalicion me PAN ose bashkë me LDK-në e Vetëvendosjen por edhe mund të vendos që të rri në opozitë por në secilin version ai do të jetë i lidhur ngushtë me Qeverinë e Kosovës.
Insajderi dje raportoi se kompania e tij “Mabco Construction” ka paditur Qeverinë e Kosovës në Gjykatën e Abritrazhit e cila ka pranuar ta shqyrtoj historinë e Hotel Grandit.
E Pacolli ka bërë një rezyme të asaj sesi kjo histori ka arritur deri në Arbitrazh por pasi ka sqaruar gjithë procesin në fund e ka bërë një shfajësim.
Ka thënë se kjo padi paraprakisht do t’i bëjë mirë Kosovës.
“Unë besoj fuqishëm që trajtimi I këtij rasti nga Arbitrazhi ndërkombëtar në Uashington I kontribuon Kosovës, ndërtimit dhe funksionalizimit të shtetit ligjor në vend. Instancat gjyqësore në Kosovë duhet ta kuptojnë se duhet të gjykojnë vetëm në bazë të ligjit dhe të së drejtës, pa marrë parasysh kush janë palët dhe të mos ndikohen nga grupet mafioze dhe politike sepse qytetarët e Kosovë pretendojnë se jetojnë në një sistem demokratik ku sundon e drejta dhe ligji i njejtë për të gjithë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Më pas ka treguar se ai nuk ka vendosur që ta padisë Qeverinë e Kosovës.
Unë, Behgjet Pacolli nuk jam palë në këtë proces, nuk kam kompetencë ekzekutive në MABCO Construction por jam njëri nga aksionarët. Informoj të interesuarit dhe mediat, që në lidhje me gjithçka që ka ndodhur dhe ndodh me këtë rast, mund ti drejtohen avokatit Gazmend Nushi, në Prishtinë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, “ne jetojmë sipas rregullave civilizuese perëndimore andaj askush (as këta të fortit që abuzuan deri më tash) nuk mund të tallet me djersën e dikujt, dhe as me qytetarët në përgjithësi”, andaj edhe ka ardhur padia për Qeverinë e Kosovës./Insajderi.com