174 raste aktive me COVID-19

174 raste aktive me COVID-19

174 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë, njofton Insajderi.

Edhe të dielën ishte më i madh numri i të shëruarve sesa i infektuarve, 8 me 9.

Por, kishte edhe një rast të vdekjes me çka numri i personave që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë arriti në 2.112.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu, ka raportuar se deri më tash 133.868 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Ndërsa, 17.811 kanë kompletuar procesin – duke marrë të dy dozat. /Insajderi.com