Isa Mustafa shkon në rezidencën Rugova

Isa Mustafa shkon në rezidencën Rugova

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është duke qëndruar për vizitë në rezidencën e familjes së presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova që është mediumi i vetëm që po e përcjellë këtë takim do t’iu sjellë vazhdimisht lajme të reja, lidhur me këtë vizitë të të parit të LDK-së në familjen Rugova.

Besohet se kjo vizitë ka të bëjë me një vizitë të mëparshme në rezidencën Rugova të kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj.

Haradinaj po në këtë vizitë mori mbështetjen e familjes Rugova për krijimin e Qeverisë.

Në ndërkohë që u raportua se deputetja e zgjedhur e LDK-së, Teuta Rugova kishte arritur një marrëveshje me Haradinajn për të votuar këtë të fundit për të parin e Qeverisë.

Por ishte vetë Rugova që më pas përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook tha se krejt kjo u keqkuptua, pasi ajo do të qëndrojë prapa vendimeve të LDK-së.