Pesë nga 18 pacientët të cilët po trajtohen për COVID-19 në Spitalin e Pejës, janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Insajderi.
Kështu kanë bërë të ditur nga ky spital, të cilët tutje njoftojnë se 13 pacientët e tjerë janë në oksigjenoterapi, ndërsa në 24 orëshin e fundit janë shëruar dy pacientë nga ky virus.
“2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 18 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 13 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga Spitali i Pejës.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. /Insajderi.com