18 persona kanë aplikuar për statusin e viktimës për pjesëmarrje në procesin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi. Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi në Hagë, njofton Insajderi.
Në mesin e këtyre aplikuesve janë nëntë serbë, gjashtë shqiptarë dhe shtetësia e tre tjerëve nuk është bërë e ditur.
Siç njoftohet nga Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave, disa prej tyre kanë dorëzuar dokumente mbështetëse për dëmet mentale, fizike e materiale që pretendojnë se u kanë shkaktuar UÇK-ja, ndërsa disa prej tyre nuk kanë dorëzuar dokumente.
“Deri më sot, Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ka marrë 19 aplikime nga personat që kanë aplikuar për të marrë pjesë në procedura si viktima. Shumica e aplikimeve janë dërguar me email, me forma të aplikimit dhe dokumente mbështetëse”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.
“Tetë aplikime janë dorëzuar nga dy avokatë të ndryshëm. Një aplikues, që ishte regjistruar me pseudonim Viktima -15/06, ka tërhequr aplikimin, dhe për këtë arsye nuk është i përfshirë në këtë Raport”, bëhet e ditur tutje. /Insajderi.com