18 vdekje të reja nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

18 vdekje të reja nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se 18 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe janë bërë 1 mijë e 253 teste dhe janë regjistruar 296 raste të reja.

Instituti i Shëndetësisë Publike po ashtu regjistroi 511 pacientë të shëruar.

Numri i të diagnostifikuarve që nga fillimi i pandemisë është 81 mijë e 721, ku prej tyre 59 mijë e 231 janë shëruar dhe dy mijë e 445 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 20 mijë e 45 raste aktive me COVID-19./Insajderi.com