Në 18 vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, Enis Zemajt dhe Hasan Zemajt, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kërkuar që kriminelët të dalin para drejtësisë, njofton Insajderi.
Në një komunikatë për media, Mustafa ka thënë se Kosova ishte tronditur në vitin 2003.
“Për vrasjen tronditëse tash e gati dy dekada nuk dihet asgjë, ndërsa ne si LDK, familjarët dhe të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre kërkojmë që kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”.
“Sot, në 18 vjetorin e vrasjes makabre të Kolonel Tahir Zemaj, djalit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, ne si Lidhje Demokratike e Kosovës i kujtojmë me nder dhe krenari këta protagonistë të çështjes kombëtare. Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel Tahir Zemaj, Enis Zemaj dhe Hasan Zemaj!”, thuhet në komunikatën e LDK-së./Insajderi.com
Në 18 vjetorin e vrasjes së Kolonel Tahir Zemajt, Enis Zemajt dhe Hasan Zemajt, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa…
Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on Monday, January 4, 2021