18-vjeçari gjendet i varur në Dubravë të Istogut

Një 18-vjeçar është gjetur i varur pasditen e së dielës në fshatin Dubravë të Istogut.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin. Ka thënë se dyshohet që bëhet fjalë për vetëvarje.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se me të marrë informatën, njësitë përkatëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Ai ka konfirmuar se viktima është e gjinisë mashkullore.