181 pacientë po trajtohen për COVID-19 në QKUK dhe spitalet tjera – katër në gjendje të rëndë

181 pacientë po trajtohen për COVID-19 në QKUK dhe spitalet tjera – katër në gjendje të rëndë

187 pacientë janë duke u trajtuar për Coronavirus dhe në spitalet rajonale të Kosovës, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), nga ku tutje thuhet se prej këtyre pacientëve, 101 janë të konfirmuar se janë pozitivë me COVID-19.

Në këtë njoftim më tej thuhet se 99 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre katër në respiratorë dhe 13 me CPAP.

Në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 70 pacientë për COVID-19. /Insajderi.com