Mbi 19 mijë të vaksinuar në 24 orët e fundit, shifra më e lartë deri tani

Mbi 19 mijë të vaksinuar në 24 orët e fundit, shifra më e lartë deri tani

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar rekord i qytetarëve të vaksinuar kundër COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë administruar 19 mijë e 609 doza të vaksinës, njofton Insajderi.

Madje kjo shifër ka tejkaluar edhe parashikimin prej 17 mijë vaksinimeve në ditë të cilën e pati premtuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Këtë premtim Vitia e kishte bërë në fushatën e imunizimit masiv ndaj COVID-19.

Numri i të vaksinuarve deri më tani në vend ka shikuar në 343 mijë e 330, ndërkaq 102 mijë e 210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, të premten u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se situata me pandeminë COVID-19 është nën kontroll, “por rrezikohemi nga varianti Delta”.

“Ju bëj thirrje që të caktoni terminet për vaksinim në platformën https://ekosova.rks-gov.net ose në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat tuaja”./Insajderi.com