19 punëtorë të çerdheve në Pejë infektohen me COVID-19

19 punëtorë të çerdheve në Pejë infektohen me COVID-19

19 punëtorë të çerdheve në Komunë e Pejës kanë rezultuar pozitiv me COVID 19, ndërsa edhe 25 të tjerë janë në pritje të rezultateve.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Pejës, Besim Avdimetaj.

Avdimetaj ka treguar se 25 punëtorët e çerdheve që janë në pritje të rezultatit nuk kanë simptoma të virusit Corona dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

“Janë testuar vetëm mësimdhënësit e çerdheve shtetërore me kërkesë tonë prej tyre 19 punëtorë të çerdheve kanë rezultuar pozitiv dhe 25 anë në pritje mirëpo janë pa simptoma dhe gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë”, tha Avdimetaj. /Insajderi.com