19 të vdekur dhe 703 raste të reja me Coronavirus

19 të vdekur dhe 703 raste të reja me Coronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 19 persona nga Coronavirusi, njofton Insajderi.com.

Kurse, nga 10 mijë e 851 mostra të marra, 703 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë dhënë 19 mijë e 458 doza të vaksinës kundër COVID-19, duke e çuar kështu në 975 mijë e 279 numrin e dozave të dhëna nga fillimi i vaksinimit.

Ndërsa, numri i rasteve aktive me Coronavirus është 20 mijë e 652./Insajderi.com