19 te vdekur dhe 744 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

19 te vdekur dhe 744 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur 19 persona si pasojë e COVID-19. Është shifra më e lartë e të vdekurve e regjistruar në Shqipëri brenda një 24 orëshi. Shtatë nga të vdekurit janë nga Tirana, dy nga Elbasani, dy nga Saranda, një nga Librazhdi, një nga Korça, një nga Pogradeci, një nga Vlora, një nga Durrësi, një nga Kruja, një nga Berati e një nga Shijaku.

Numri i të vdekurve në Shqipëri ka arritur në 735.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar edhe 744 raste të reja me koronavirus. Numri total i të infektuarve ka arritur në 34.300. Janë shëruar 436 pacientë, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 16.666. Janë 16.899 raste aktive./Insajderi.com