19 të vdekur si pasojë e Coronavirusit në Maqedoninë e Veriut

19 të vdekur si pasojë e Coronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 19 viktima si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar edhe 415 raste të reja të infeksionit.

Ndërkohë, janë shëruar 224 pacientë të cilët ishin të infektuar me Coronavirus.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë infektuar gjithsej 98 mijë e 584 persona dhe prej tyre tre mijë e 37 kanë vdekur, ndërsa 89 mijë e 22 janë shëruar.

Aktive me Coronavirus janë edhe gjashtë mijë e 525 raste./Insajderi.com