19 të vdekur si pasojë e Coronavirusit në Shqipëri

19 të vdekur si pasojë e Coronavirusit në Shqipëri

19 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, transmeton Insajderi.

892 persona kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus gjatë kësaj periudhe, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu janë regjistruar edhe 760 qytetarë si të shëruar.

Deri tash, në Shqipëri kundër COVID-19 janë vaksinuar 15 mijë e 27 persona, prej të cilëve 732 vetëm të martën./Insajderi.com