19 vdekje si pasojë e Coronavirusit

19 vdekje si pasojë e Coronavirusit

19 vdekje janë regjistruar në njëzetekatër orët e fundit në Kosovë. Ky është numri më i madh i vdekjeve deri më tash.

Numri i tragjedive si pasojë e Coronavirusit tani ka arritur në 904, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 711 raste të reja, ndërsa totali i përgjithshëm i infeksioneve shkoi në 33.588

Lajm i mirë është numri i të shëruarve, 721 të infektuar kaluan Coronavirusin gjatë ditës së fundit.

Raste aktive momentalisht në Kosovë janë 12.291.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 309 raste, Pejë 63 raste, Ferizaj 33 raste, Lipjan 30 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 29 raste, Gjakovë 28 raste, Prizren 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 18 raste, Deçan 14 raste, Suharekë 14 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Istog 10 raste, Kamenicë 10 raste, Malishevë 10 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Rahovec 8 raste, Drenas 6 raste, Graçanicë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Hani i Elezit 3 raste, dhe me nga 1 rast Dragash, Mitrovicë, Novobërdë.  /Insajderi.com