
Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur paraditen e së martës në një aksident trafiku në Itali, transmeton Insajderi.com.
Sipas mediave italiane, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ku për pasojë është përplasur me një barrier betoni.

Aksidenti fatal.
Mediumet italiane raportojnë se ndonëse përplasja nuk ka qenë e fortë, 19-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda shkaku i të cilave ka ndërruar jetë.
Po ashtu, bëhet e ditur se në makinë kanë qenë pesë persona, shokë mes vete, kurse nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë përgjumja e shoferit./Insajderi.com