19-vjeçarja kosovare arrestohet në Itali për terrorizëm

19-vjeçarja kosovare arrestohet në Itali për terrorizëm

Bleona Tafallari, 19-vjeçarja italiane me origjinë kosovare, është arrestuar nga policia në Milano.

Vajza, e cila tashmë është transferuar në burg, akuzohet për terrorizëm, shkruajnë mediat italiane, transmeton Insajderi.com.

Hetimet filluan me raportet e inteligjencës në lidhje me bashkëshortin e saj, 21-vjeçar me origjinë kosovare, Kujtim Fejzullahi.

Të dy u martuan në Gjermani në janar me një rit islamik. Gruaja, e radikalizuar që në moshën 16-vjeçare, një përkrahëse e zjarrtë e Shtetit Islamik, kohët e fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milano, me vëllain e saj, ndërkohë që ishte në kontakt të vazhdueshëm me burrin e saj dhe me diasporën kosovare të frymëzuar nga xhihadistët.

Kujtim Fejzullahi – në janarin e vitit të kaluar gjatë një sulmi terrorist në Vjenë, kishte vrarë katër persona dhe plagosur 23 të tjerë, deri në momentin kur policia austriake shtiu drejt tij, duke e lënë të vdekur.

E reja e akuzuar për terrorizëm ndërkombëtar ka marrë pjesë në organizatën e quajtur “Luanët e Ballkanit!”, e cila është pjesë e shoqatës më të madhe terroriste të Shtetit Islamik./Insajderi.com