2.201 raste me COVID-19

2.201 raste me COVID-19

2.201 raste aktive me COVID-19 janë aktualisht në Kosovë, njofton Insajderi.

Të hënën, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raportoi për pesë infeksione të reja e 184 të shëruar.

Totali i rasteve të përgjithshme që nga fillimi i pandemisë shkon në 107.410, ndërsa i të shëruarve 102.966.

Kosova ka shënuar 2.243 raste të vdekjes, gjatë njëzetekatër orëve të fundit nuk kishte asnjë.

Për shkak të përmirësimet të situatës pandemike janë lehtësuar disa masa anti-COVID si largimi orës policore, ecja në rrugë vetëm pa maskë e lejimi i gastronomisë deri në ora 23:00. /Insajderi.com