2.220 vdekje si pasojë e COVID-19

2.220 vdekje si pasojë e COVID-19

2.220 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Të premten u regjistruan edhe dy vdekje të reja.

Po atë ditë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, raportoi edhe për 49 infeksione.

Ndërkaq u shëruan edhe 310 të infektuar për ta quar numrin e atyre që e kanë kaluar Coronavirusin në 99.097.

Deri më tash janë regjistruar 106.808 raste në përgjithësi – ndërsa, infeksione aktive janë 5.486.

Prishtinë vazhdon çdo ditë të pri në numrin e rasteve të raportuar.

Në njëzetekatërorët edhe shtatë qytetarë kuptuan se janë infektuar me COVID-19. /Insajderi.com