
Në Kosovë momentalisht janë 2.378 aktive me COVID-19.
Kjo shifër është më e ulët krahasuar me numrin e rasteve aktive të ditëve të kaluara.
Ulja e numrit të rasteve aktive ka ardhur si rezultat i të shëruarave me COVID-19, dhe zvogëlimi i të infektuarave me Coronavirus ditëve të fundit.
Të martën, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar 71 raste të reja pozitiv dhe 199 të shëruar nga infektimi me këtë virus.
Ndërsa, numri i vdekjeve tashmë ka kaluar mbi 600, saktësisht 601 persona kanë humbur jetën si pasojë e Coronavirusit. /Insajderi.com