2.478 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

2.478 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

2.478 raste aktive me virusin COVID-19 janë momentalisht në Kosovë, kjo pas rritjes së rasteve ditëve të fundit.

Vetëm të martën u raportuan 197 raste të reja, njofton Insajderi.

18.345 është numri i përgjithshëm i të infektuarve, ndërsa prej tyre 15.198 janë të shëruar.

669 vdekje deri më tash ka shkaktuar pandemia që në Kosovë shpërtheu më 13 mars.

Komuna më e prekur vazhdon të jetë Prishtina, vetëm dje u raportuan 92 raste të reja në kryeqytet. /Insajderi.com