2.658 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

2.658 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Me 281 rastet e fundit si pasojë e virusit COVID-19, numri i rasteve aktive ka arritur në 2.658.

Javë më parë filloi një zbutje e rasteve dhe numri i infeksioneve aktive nuk ishte mbi 1.500.

Përpos rasteve të shumta me COVID-19, numri i të shëruarve është më i vogël. 97 u shëruan të martën kundrejt 281 të infektuar, që ishte rekord prej kur shpërtheu pandemia më 13 mars.

Ndërsa, 673 ka arritur numri i vdekjeve në nivel vendi, njofton Insajderi.

Kryeqyteti mbetet vatra e pandemisë, vetëm të martën u regjistruan 150 raste që nënkupton 19 raste më shumë sesa gjitha komunat e tjera bashkë. /Insajderi.com