23.339 testime janë bërë deri tash prej tyre 2.677 kanë dalur pozitive.
COVID-19 në Kosovë po përhapet me shpejtësi pasi ka dy javë që rregullisht rastet pozitiv me coronavirus janë konstante duke ngritur alarm për shpërndarje të virusit dhe ngarkimit të Klinikës Infektive.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik 1.203 raste aktive janë momentalisht në Kosovë duke apeluar që të respektohet udhëzimet shëndetesore për parandalimin e COVID-19 si maskat dhe distanca sociale.
2.677 persona kanë rezultuar pozitiv në tërësi deri tash që nga muaji mars kur filloi pandemia në Kosovë, deri më tash janë bërë 23.339 testime.
Për mundësinë e testimit janë ngritur disa polemika se ka diskriminim edhe në testimin e rasteve të dyshuar sipas klasës shoqërore. /Insajderi.com/