2 burra dhe një grua të arrestuar për prostitucion në Podujevë

2 burra dhe një grua të arrestuar për prostitucion në Podujevë

Dy burra dhe një grua janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Podujevë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “mundësim apo detyrim në prostitucion”, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku thuhet se arrestimi i tyre ka ndodhur rreth orës 17:30.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“MUNDËSIM APO DETYRIM NË PROSTITUCION – Podujevë (NN) 03.04.2021 – 17:30. Janë arrestuar dy meshkuj kosovar dhe një femër kosovare nën dyshimin e bazuar se kanë kryer vepër në fjalë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com