2 mijë e 203 persona të vdekur nga COVID-19

2 mijë e 203 persona të vdekur nga COVID-19

Dy mijë e 203 persona kanë vdekur nga infektimi me COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë deri më sot, njofton Insajderi.

Sipas të dhënëve të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, deri më tani janë regjistruar 106 mijë e 345 raste pozitive me këtë virus.

Nga ky numër deri më sot janë shëruar 97 mijë e 384 persona, ndërsa numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 758.

Që nga fillimi i rasteve të para me 13 mars të 2020 e deri me tani janë testuar si të dyshuar me Coronavirus 552.070 persona ./Insajderi.com