Dy orë pritje tek “Dheu i bardhë”

Dy orë pritje tek “Dheu i bardhë”

Kolona të gjata të veturave janë krijuar pasditen e sotme në Pikën e Kalimit Kufitar të “Dheu i Bardhë”.

Rreth dy orë po presin qytetarët për të hyrë në territorin e Serbisë, shkruan Indeksonline.

Ata kanë dërguar foto nga pika kufitare Kosovë-Serbi ku thonë se pritjet kohët e fundit janë bërë të zakonshme në të dy anët e kufirit.

Situatë e njëjtë është edhe në pjesen tjetër të kufirit me Serbinë, në Merdare.