2 sulme seksuale ndaj 4 vajzave brenda 24 orëve të fundit

2 sulme seksuale ndaj 4 vajzave brenda 24 orëve të fundit

Dy sulme seksuale janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës, njofton Insajderi.

Këto sulme u janë bërë katër vajzave në Skenderaj dhe në Lipjan.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të PK-së, tri vajza kanë raportuar se janë ngacmuar seksualisht nga një person, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar.

“Skenderaj 27.02.2021 16:40. Raportohet se tri viktima femra kosovare janë ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar dhe i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sulmi tjetër i regjistruar në Lipjan, është raportuar nga babai i një vajze të mitur, për të cilën thotë se është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Më pas kishte kuptuar se ishte martuar me të dyshuarin, i cili poashtu ishte i mitur.

Të njëjtit janë intervistuar në prezencën e zyrtarit QPS-së  .Në konsultim me prokurorin për të mitur  viktimën e ka marrë familja e saj ,kurse i dyshuari është liruar .

“Lipjan 27.02.2021-13:15. Ankuesi mashkull kosovar raporton se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer ,dhe më pas kishte kuptuar se ishte martuar me të dyshuarin e mitur  mashkull kosovar. Të njëjtit janë intervistuar në prezencën e zyrtarit QPS-së  .Në konsultim me prokurorin për të mitur  viktimën e ka marrë familja e saj ,kurse i dyshuari është liruar .Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë për rastin që është regjistruar si “Sulm seksual”. /Insajderi.com