2 të vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19

2 të vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19

Dy persona kanë vdekur dhe 14 raste të reja me Coronavirus janë regjistuar gjatë 24 orëve të fundit, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 74 persona, duke e çuar kështu në 156 mijë e 333 numrin e të shëruarve gjithsej.

Ndërkaq, të hënën, sipas njoftimit, janë dhënë nëntë mijë e 795 doza të vaksinës anti-COVID’19, duke bërë kështu që numri i dozave të dhëna që nga fillimi i vaksinimit të jetë një milion e 456 e 845.

Kurse, numri i rasteve aktive me Coronavirus është një mijë e 95./Insajderi.com