Në konferencën e organizuar nga “INDEP” në Ditën Botërore të Mbrojtjes së Konsumatorit, Lamir Thaçi, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, tha se 20 ankesa janë të regjistruara në Kosovë dhe në diskursin publik të drejtat e konsumatorit diskutohen në masë të vogël, krahasuar me temat e tjera sidomos ato politike, njofton Insajderi.
Drejtor i Programit dhe Hulumtues i lartë në INDEP, Dardan Abazi, tha se kanë për qëllim që këtë konferencë ta bëjnë traditë në Kosovë, për shkak se çdo ditë marrin ankesa nga konsumatorët për shkeljen e të drejtave të tyre.
“Projekti është në kuadër të një marrëveshje që ka me Zyrën e Bashkimit Kombëtarë në Kosovë dhe urojmë që në të ardhmen të kemi një fuqizim me të madh të shoqërisë civile sepse në diskursin publik dominojnë tema të tjera dhe lënë mbrapa shqetësimet për konsumatorët”, ka thënë ai.
Ndërsa, Përfaqësuesja nga Customer International, Helen Leurent, ka shprehur shqetësim për përdorimin e plastikës.
Laurent, tha se për këtë duhet më shumë përgjegjësi, pasi siç thotë ajo duhet të ketë një ambient të sigurt.
Përfaqësuesi i projektit “Lëvizja e lirë e mallrave në Kosovë”, Henk de Pauw, tha se krahasuar me konsumatorët në BE në Kosovë mungon vetëdijesimi mbi ta drejtat e tyre.
“Ku qëndron ky problem në Kosovës sepse konsumatorit duhet t’i jepen të drejtat për tu mbrojtur, një prej dallimeve të mëdha të konsumatorit të BE-së dhe atij në Kosovë është mungesa e vetëdijesimit për të drejtat e tyre”. /Insajderi.com