
Lista me 20 kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët do të znëë ulëse në Kuvendin e Kosovës, është bërë e ditur pas numërimit të më shumë se 60% të votave për kandidatë, transmeton Insajderi.
Ndryshe prej zgjedhjeve të kaluara të mbajtura më 6 tetor të vitit 2019 ku 24 kandidatë arritën të bëhen deputetë, në zgjedhjet e këtij 14 shkurti, numri i tyre është më i vogël.
Sipas “Debat Plus” nëse trendi mbetet i votimeve mbetet i njëjtë deri në përfundimin e numërimit të votave sa i përket kandidatëve për deputetë, ky do të jetë grupi parlamentar i PDK-së për këtë legjislaturë.
Enver Hoxhaj
Uran Ismaili
Bedri Hamza
Memli Krasniqi
Elmi Reçica
Mërgim Lushtaku
Ferat Shala
Ardian Kastrati
Rashit Qalaj
Hajdar Beqa
Petrit Hajdari
Abelard Tahiri
Bekim Haxhiu
Eliza Hoxha
Blerta Deliu Kodra
Ganimete Musliu
Adelina Grainca
Ariana Musliu Shoshi
Floreta Zejnullahu
Në këtë listë nuk janë të përfshira edhe votat nga diaspora, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta. /Insajderi.com