Gjatë 4 ditëve të ardhshme në Aeroportin e Prishtinës do të arrijnë rreth njëzet mijë bashkatdhetarë, njofton Insajderi.
Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë thirrje menaxhmentit në ANP që të kenë kujdes të shtuar ndajë diasporës dhe të ketë mbarëvajtje të mirë sa i përket respektimit të masave anti Covid.
Përmes një statusi në Facebook, Zemaj ka thënë se Kosova tashmë është në mesin e 7 vendeve të Evropës që kanë menaxhuar më së miri situatën epidemiologjike, andaj ka shtuar se ky është motiv shtesë për punën dhe angazhimin e mëtejmë të gjithsecilit./Insajderi.com